Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i është bindur urdhrit të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta liruar këtë post, me pesë ditë vonesë. Por zyrtari tjetër që të premten e kaluar u “lirua nga detyra” prej kryeministrit - drejtori i AKI-së, Driton Gashi – vazhdon të mbetet në detyrë, i mbrojtur nga presidenti Thaçi, pajtimi i të cilit është i domosdoshëm për shkarkimin e kreut të AKI-së, shkruan sot Koha Ditore.